Lansohet vetura që do mbushet me rreze solare, ja si do duket

Prodhuesi i makinave holandeze ‘Lightyear’ ka lansuar makinën e parë që do funksionojë me rreze diellore.

Ajo pretendon pretendon t’i sigurojë konsumatorëve kalim deri në 200 mijë km në vit duke përdorur energjinë e marrë nga dielli, transmeton lajmi.net.

‘Lightyear One’ u lansua të martën, me çmim prej 149 mijë euro.

Makina, e cila ka pesë metra katrorë të paneleve diellore në çati, thuhet të arrijë një distancë prej 725 kilometrash nga një ngarkesë e plotë e baterisë relativisht të vogël që vë në lëvizje automjetin.

Në ngjarjen e lansimit në Katwijk të Holandës, bosët zbuluan informacione të rëndësishme për makinën diellore që do t’iu dërgohen pronarëve në vitin 2021.

Ata thanë se mund të ngarkohet drejtpërdrejt nga dielli, që mund të gjenerojë një maksimum prej 20,000 km energji të lirë në vit. 

Loading...