Latifi: Pas futjes së Nismës në Kuvend, dështon formimi i qeverisë Kurti

Anulimi i votave të ardhura me postë nga Serbia, ka bërë që koalicioni NISMA/AKR/PD, të kalojnë pragun zgjedhor, duke hyrë kështu në Kuvendin e Kosovës.

Latifi: Pas futjes së Nismës në Kuvend, dështon formimi i qeverisë Kurti

Anulimi i votave të ardhura me postë nga Serbia, ka bërë që koalicioni NISMA/AKR/PD, të kalojnë pragun zgjedhor, duke hyrë kështu në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të deritanishme, ky koalicion, ka arritur 43.138 vota apo 5,28% të rezultateve të përgjithshme.

E lidhur me këtë ka reaguar, kandidati i PDK-së për deputet, Blerim Latifi.

Ai ka thënë se me këtë veprim, janë rritur gjasat që formimi i qeverisë së re do të dështojë.

Kjo për shkak, që sipas tij, humbja e tre deputetëve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga LDK, ka bërë që tanimë të kemi vështirësi në arritjen e numrave të nevojshme për formimin e qeverisë.

“Zakonisht kur ndodhin rotacionet politike, njerëzit përfshihen prej një lloj entuziazmi se tash e tutje gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur. Në Kosovë, ky entuziazëm kalon shpejt, sepse shpejt kuptohet se fati i qeverisë së re, pak a shumë, do të jetë i ngjashëm me atë të qeverive të kaluara”

Në shkrimin e tij në Facebook, Latifi thotë se secila qeveri që vjen në pushtet objektivisht e ka të pamundur t’i realizojë pritjet e mëdha nga njerëzit për shkak te kufizimeve financiare te saj dhe keqmenaxhimit të fondeve.

“Secila qeveri në Kosovë është paracaktuar të dështoj, për shkak se objektivisht e ka të pamundur ta mbyll hendekun e thellë i cili ekziston midis pritjeve të mëdha që kanë njerëzit nga qeveria dhe burimeve të kufizuara financiare të saj. Kur krejt kësaj i shtohen edhe keqmenaxhimi i këtyre burimeve dhe korrupsioni i militantëve të ardhur në pushtet, atëherë dështimi vetëm sa përshpejtohet dhe mandatet ndërpriten para kohe”, ka shtuar Latifi.