LDK dorëzon në Gjykatën Kushtetuese komentet për dekretin e Thaçit

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, Shkemb Manaj dhe Driton Selmanaj, kanë dorëzuar para pak çastesh komentet në Gjykatën Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Arben Gashi ka thënë se presin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë në favor të zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

“Besojmë që Gjykata do t’i jepë mundësi zhvillimit të demokracisë në Kosovë”, ka thënë Gashi i pyetur se çfarë vendimi presin.

Gashi ka thënë se besojnë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të drejtësisë kushtetuese.

Besojmë se do të jetë në favorin e drejtësisë kushtetuese në aspektin e promovimit të zhvillimit të demokracisë në këtë vend.”, ka shtuar tutje.

I pyetur nëse janë në dijeni rreth asaj nëse kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar komentet e saj lidhur me rastin e dekretit të presidentit, Gashi ka thënë se është e drejtë e çdo deputeti që të dorëzojë komentet e tij.

Gashi gjithashtu ka thënë se janë në përgatitje të hartimit të planit qeverisë dhe të hartimit të planit ekonomik që do të aprovojnë në ditët e para të qeverisjes.

Sipas tij, Hoti është i gatshëm të marrë detyrën.

“Jemi në fazën finale të planit qeverisë dhe jemi në përfundimin e pakos ekonomike që pritet të aprovohet në ditët e para të qeverisë së re”, ka thënë ndër të tjera Gashi.

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj.

Comments are closed.