LDK: Nuk prisnim bashkim të Shqipërisë me Serbinë, kundër Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka kritikuar rëndë Edi Ramën për pjesëmarrje në takimin e liderëvë të Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot në Ohër.

Avdyli ka shkruar në Facebook se nuk kishte pritur bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës.

“Ne pritnim bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës. Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuqiqi, duke u bërë vegël e saj, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siç është Kosova. Pse kjo nguti e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës ,tani kur Kosova është në vakuum institucional”, ka shkruar Avdyli.

Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit trilateral të punës të liderëve nga Ballkani Perëndimor që sot mbahet në Ohër. Në takim po marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Loading...