Legjenda Maldini takohet me djalin e Fadil Vokrrit

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është takuar me djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, Gramozin, shkruan Gazeta Metro.

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot në Kosovë ku do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Përveç yjeve të skuadrës, në Kosovë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. Në mesin e tyre është edhe ish mbrojtësi italian, Paulo Maldini.

Vokrri dhe Maldini ishin njohur dhe kishin pasur kontakte. Me viziten ne Kosovë , ai nuk la pa e ftuar Gramos Vokrrin për takim, teksa kanë biseduar rreth futbollit vendor dhe mundesite e bashkëpunimit me Milan.

Vokrri e ka njoftuar Maldinin lidhur me rrjedhat e futbollit, potencialin dhe qëllimet e këtij sporti.

Ndryshe, ndeshja mes Feronikelit dhe Milanit zhvillohet sonte(e shtunë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 20:45.