Lekaj, Abdixhikut: Mos e mashtro opinionin, tentimi i përbaltjes është qesharak dhe i pafalshëm

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka reaguar Lumir Abdixhikut, ministër në detyrë në qeverinë aktuale.

Lekaj ka përgënjeshtruar akuzat e Abdixhikut për faturat dhe shpenzimet.

Ai ka thënë se tentimi i përbaltjes nga Abdixhiku është qesharak dhe i pafalshëm.

“Kur i referohesh vetës si Ministër i suksesshëm, nuk të shkon edhe me tentu me e mashtru opinionin. Faturave dhe shpenzimeve që po iu referohet Ministri Abdixhiku, me kompetencë të plotë e theksojmë se është e pa vërtetë që kanë ndodhur në muajin shkurt 2019, porse janë pagesa të shpenzimeve të akumuluara nga muaji nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, e janar të vitit 2019 (por për shkak të problemeve në ekzekutimin e pagesave në secilin muaj, janë realizuar të gjitha njëherësh, ref.zyrtare Dep.Buxhet dhe Financa i Ministrisë së Infrastrukturës). Prandaj, është qesharake dhe e pafalshme me tentu me përbaltë dikënd, sidomos atëherë kur asnjë argument nuk është në anën tënde”, thotë Lekaj.

“Sistemi që ka funksionuar ka qenë i ndërtuar, dhe vetëm e ke shfrytëzuar, Abdixhiku. Jemi krenar që e kemi lënë një sistem kuptimplotë të funksionimit. Në ministri duhet me kriju dhe me menaxhu, jo me punu me inercion. Krahasimet të lënë gjithmonë ashtu siç je, i vogël në punë, por vetëm mendjemadh”, ka shkruar Lekaj.

Comments are closed.