Leonard Kërquki sqaron krejt çka ndodhi mbrëmë në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki, ka sqaruar rrahjen që ndodhi mbrëmë pas debatit në T7, në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, shkruan Gazeta Evropa.

“E kam ndërprerë pjesën e parë të ‘Pressing’ për një bllok marketingu, me paralajmërimin se do të ktheheshim në studio me opinionistet, Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci. I kam përshendetur të gjithë mysafirët dhe jam bërë gati për ta nisur pjesën e dytë. Papritmas e kam dëgjuar një zhurmë të fortë në studio, jam kthyer dhe kam parë teksa plandosej për dysheme z. Haki Abazi. Kam dalë me nxitim në koridor dhe kam mundur ta shoh z. Dardan Molliqajn teksa hynte në lift dhe z. Rexhep Hotin që ishte në koridor”, ka shkruar Kërquki.

Ai, po ashtu ka bërë me dije se me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës.

Postimi i plotë i Kërqukit:

Miq,
Si autor i emisionit “Pressing” dua te sqaroj ate qe ndodhi para nje ore ne ambientet ku po i zhvillojme debatet zgjedhore:
Debati, siç keni mundur ta shihni, ka qene i tensionuar prej minutes se pare e deri ne fund. Jane perdorur fjale te renda, akuza, fyerje e çka jo tjeter. Si drejtues i emisionit jam munduar ta ve ne binar emisionin, por nuk kam mundur ta kontrolloj gjate gjithe kohes.
E kam nderprere pjesen e pare te “Pressing” per nje bllok marketingu, me paralajmerimin se do te ktheheshim ne studio me opinionistet, Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci. I kam pershendetur te gjithe mysafiret dhe jam bere gati per ta nisur pjesen e dyte. Papritmas e kam degjuar nje zhurme te forte ne studio, jam kthyer dhe kam pare teksa plandosej per dysheme z. Haki Abazi. Kam dale me nxitim ne koridor dhe kam mundur ta shoh z. Dardan Molliqajn teksa hynte ne lift dhe z. Rexhep Hotin qe ishte ne koridor. Nuk kam mundur te bisedoj me z. Molliqaj, as me z. Hoti. Nuk e kam pare situaten çfare ka ndodhur pasi qe isha ne studio dhe ngjarja ka ndodhur jashte saj.
Z. Abazi me ka thene se eshte sulmuar fizikisht nga z. Molliqaj dhe shoqeruesi i tij.
Kam hyre ne emision serish dhe kam treguar ate qe ndodhi.
Policia e ka hap rastin dhe ne keto momente po i interviston deshmitaret dhe protagonistet. Hapesira ku ka ndodhur incidenti eshte e monitoruar nga kamerat, ne te cilat ne si televizion nuk kemi qasje, pasi qe ne shfytezojme hapesira qe jane ne prone dhe menaxhim te tjeterkujt.
Jam thellesisht i prekur nga ky rast. Jam tmerruar kur kam pare ne ate gjendje z. Abazi dhe nuk do doja kurre qe kjo te ndodhte ne studiot televizive apo jashte tyre.
E di se kjo fushate dhe keto zgjedhje jane jetike per subjektet politike. Por, mbi te gjitha, do duhej te ishte jetike ruajtja e nj e r ë z i s ë mes politikaneve dhe partive politike.
Ka jete edhe pas 6 tetorit. Edhe pas 6 tetorit serish kemi me jetu ne kete vend. Serish do ta shohim ne sy njeri-tjetrin.