“L’Equipe” zbulon emrin e trajnerit të ri të Barcelonës

Barcelona ka filluar të mendojë për ndryshime në postin e trajnerit për sezonin e ri.

Laurent Blanc mund të jetë trajner i r i Barcelonës, sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, transmeton lajmi.net.

Klubi katalan ka identifikuar ish selektorin e Francës si pasardhës të mundshëm të Quique Setien i cili pritet të largohet nga detyra, pas përfundimit të këtij sezoni.

Barcelona humbi garën për titull në La Ligë dhe në vazhdim i ka mbetur objektivi i Ligës së Kampionëve ku në rast të një dështimi të ri, me siguri se do ta lirojë nga detyra Setienin.

“L’Equipe” raporton se Blanc është identifikuar si kandidat serioz për postin e trajnerit, i mbështetur edhe nga drejtori sportiv i klubit, Eric Abidal.

Comments are closed.