Lëshohet platforma on-line për Covid-19 Kosova.health, ndër tjerash mund të komunikoni me mjekë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga sot ka lëshuar platëformën informative shëndetësore on-line Kosova.health, raporton Gazeta Evropa.

Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika ‘Fol me mjekun’, përmes së cilës qytetarët mund të shtrojnë pyetje lidhur me shqetësimet e tyre shëndetësore rreth Covid-19 dhe të marrin përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë në lidhje me simptomat që kanë të bëjnë me virusin Covid-19.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Platforma on-line për Covid-19 Kosova.health

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se nga sot në dispozicionin e tyre do të jetë platforma informative shëndetësore on-line Kosova.health.

Kjo platformë përmban informacionet e përditësuara lidhur me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë.

Pjesë e rëndësishme e kësaj platforme është rubrika “Fol me mjekun”, përmes së cilës ju mund të shtroni pyetje lidhur me shqetësimet e juaja shëndetësore rreth Covid-19 dhe të merrni përgjigjet nga profesionistët e shëndetësisë nëse keni simptoma që kanë të bëjnë me virusin Covid-19.

Në këtë platformë mund të gjeni edhe informata të tjera të rëndësishme rreth koronavirusit Covid-19 dhe udhëzime rreth masave parandaluese.

Platforma është në gjuhët shqipe, serbe dhe angleze.

htps://www.kosova.health/

Comments are closed.