Lëvizja Vetëvendosje pastrohet nga ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe ish- të burgosurit politikë

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ, rezulton se lista e Lëvizjës Vetëvendosje për deputetë ka pësuar një pastrim rrënjësorë nga ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe ish- të burgosurit politikë, njofton Gazeta Evropa.

Sabri Kiçmari, Hydajet Hyseni, Ali Lajçi, Gani Krasniqi, Emrush Xhemajli, Sami Kurteshi, Shemsi Syla, Enver Dugolli, Ismajl Kurteshi, janë disa nga kandidatët nga radhët e tyre të cilët nuk i kanë marrë votat e nevojshme nga elektorati i Vetëvendosje dhe, kështu, nuk do të jenë deputetë të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë në ligjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Loading...