Liburn Aliu i reagon Baton Haxhiut, përdor fjalor të rëndë

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç asaj prej katër minutave në Presidencë të Kosovës.

Madje, Aliu ka përdor edhe fjalor të rëndë ndaj Haxhiut, raporton Gazeta Evropa.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini.
Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun.
Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në “Facebook”.