Limaj: Luftëtarët e lirisë po na bashkangjiten që të dalim sa më të fortë në mbrojtje të vlerave kombëtare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim bashkëluftëtarët e tij nga Brigada 121.

Kreu i Nismës shkruan se sa herë që takohet me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një ndjenjë të veçantë, sepse janë takime me bashkëluftëtarët e mi të cilët kanë rrezikuar çdo gjë për lirinë e Kosovës.

Lideri i Nismës thotë se duke parë rreziqet që na kanosen si komb dhe sfidat me të cilat duhet të ballafaqohemi, atdhetarët e shquar dhe luftëtarët e lirisë janë duke na u bashkangjitur që të dalim sa më të fortë në mbrojtje të vlerave të mirëfillta kombëtare.

Comments are closed.