Limaj: Vendimi i GjND-së, goditja më e madhe për kundërshtarët e shtetit të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot janë bërë 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND)ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

“Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.