Limaj -VV: Si mendoni të vini në Qeveri kur i mbroni votat e jashtëligjshme

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Vetëvendosje brenda pak ditësh ndryshoi deklaratat rreth votave të ardhura serbe, vetëm për të marrë tri mandate më shumë nga partia e tij, transmeton Periskopi.

“Janë tri komunikata të partisë të cilët
kërkojnë refuzimin. Sot thojnë ndryshe.  Cilën me marrë si të mirëqenë ne. Me e akuzu një panel që po bën pazar, a para një jave ke pasë një qëndrim indentik me atë që e ka marrë vendimin PZAP. Ne jemi t’u fol me ligj. I dëgjuam duke thënë që janë të paligjshme.  Cilës deklaratë me  i besu, cila është e vërteta’”, ka pyetur Limaj.

Tutje Limaj i ka quajtur hipokritë Vetëvendosjen, duke thënë se sim und t’i besohet një Qeverie të tillë që do të marrë mandate me vota të jashtëligjshme.

“Nuk duhet me ataku shtetin kështu,  e me thënë ke bë pazare. Mundesh me pasë mendim të gabuar, s’je profesionist. Nuk bën një anëtar i KQZ për një javë me e ndërru mendimin. Vendimi i njëjtë me fjalët e tua që i ke thënë para tri dite. Nuk bën. Cka ke ba sot? Pse me ataku një instituion të pavarur. Se e ke pa që përmes votave të kontrabanduara po i fiton tre deputetë. Nuk është korrekte një parti që po do ta drejtojë shtetin, me thënë pazar, për dicka që dje ke thënë është ligjore. Sot veprimi i tyre  tregon hipokrizi dhe heqje të maskave”.