Liri, djaloshi i ARTË i Rubikonit

Lir Ukaj, ka shkëlqyer edhe kësaj radhe në garat ndërkombëtare të Rubikonit, të cilat janë mbajtur në vikendin e kaluar në Podgoricë të Malit të Zi.

Lir Ukaj ka fituar medaljen e artë në garat e Rubikonit 2x2x2; 3x3x3 dhe 4x4x4 kubë, raporton Gazeta Evropa.

Në këto gara, kanë marrë pjesë garues edhe nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.


Lir Ukaj në këto gara, e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës, e cila është pranuar ndërkombëtarisht në World Cube Association, falë angazhimit të biznismenit Hikmet Ukaj.

/Gazeta Evropa/

Djaloshi nga Kosova, Lir Ukaj, ka fituar medaljen e artë në garat ndërkombëtare të Rubikonit 2x2x2; 3x3x3 dhe 4x4x4 kubë, të cilat janë mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.

Posted by Gazeta Evropa on Monday, 11 November 2019