Lista e Milaim Zekës mbetet me një kandidat më pak, Dervishi i bashkohet PDK-së

Kandidati për pozitën e deputetit nga radhët e Partisë Euro Atlantike, Egzon Dervishi i është bashkuar PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz lladrovci i cili ka shkruar se jo vetëm partia PEK, por asnjë parti në Drenas e Drenicë, nuk ka treguar program e as ofertë për të marrë besimin e qytetarëve.

“Jo vetëm partia P e K, por asnjë parti në Drenas e Drenicë, as ka treguar program as ofertë për të marrë besimin e qytetarëve. Drenica i njohin edhe kontribuuesit edhe të përkushtuarit për çështjet jetike për ta dhe shtetin”, ka shkruar Lladrovci./Gazeta Blic/