Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka prezantuar edhe një tjetër kandidat që i është shtuar listës së AAK-së për deputetë.
Haradinaj njofton se kandidati është Agron Bacaj nga Klina, me profesion ekonomist.
“Agroni, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Klinë, përfaqëson besimin e votuesve besnikë të Aleancës”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.