Liverpool e nis me dëmtime sezonin e ri, lëndohet portieri Alisson

Alisson Becker, portiere i Liverpool do të mungojë për disa javë – pas një dëmtimi që pësoi në këmbën e majtë.

Ai u dëmtua në minutën e 39 ku më pas u zëvendësua nga Andy Lonergan.

Trajneri Jurgen Klopp është shprehur i shqetësuar për lëndimin e 26 vjeçarit.

“Nuk është aspak mirë. Është një dëmtim në pulp e cila do të lë Alisson-in jashtë fushës për pak. Nuk dua të bëj parashikime se kur do kthehet ai, por është e sigurt që do të jetë jashtë për pak. Le të shohim”, tha Klopp, transmeton Klan Kosova.

“Mund të jetë jashtë për 6 javë por me qenë se Alisson nuk ka pasur shumë dëmtime në karrierën e tij besoj se do të kthehet më shpejt”.