Liverpool – Rashica, ky është lajmi ‘bombastik’ nga Anglia

Gjatë afatit kalimtar veror, pritet të ketë ardhje dhe largimi nga “Anfield”.

“Të Kuqtë” pritet të shpenzojnë para në transferimin e lojtarëve të rinjë, sidomos në fazën ofanzive, shkruan ‘RousingtheKop’, përcjell Zëri.info.

Njëri prej prej synimeve të mëdha të Liverpoolit është edhe Milot Rashica, klubi i të cilit – Werder Bremeni – po kalon nëpër një formë të dobët.

Rashica ka qenë futbollisti më i mirë i Werder Bremenit deri më tani këtë edicion.

Futbollisti nga Kosova ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 20 ndeshje në Bundesliga këtë edicion.

Në Kupën e Gjermanisë, ai gjithashtu ka shënuar tre gola në katër ndeshje.

Liverpooli ka qenë duke e monitoruar situatën e Rashicës deri më tani, dhe në verë pritet të lansojë një ofertë.

Vushtrriasi ka klauzolë lirimi prej 31 milionë funtesh, por nëse Werder Bremeni bie në Bundesliga 2, atëherë Liverpooli mund ta blejë Rashicën për një çmim më të ultë.

Comments are closed.