Luanët e Kosovës të gatshëm për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes më të rëndësishme në historikun e saj të ri, që e zhvillon nesër në orën 20:45 kundër Çekisë në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen, raporton Gazeta Evropa.

“Në seancën e fundit kanë stërvitur të gjithë futbollistët që përzgjedhësi Challandes i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020, me përjashtim të Vedat Muriqit, i cili tashmë është kthyer në Turqi, për shkak të lëndimit”, thuhet në një njoftim nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft optimiste dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme.
Nga afër stërvitjen e djemve dardanë e kanë ndjekur edhe krerët e FFK-së”, thuhet në këtë njoftim.