Lumir Abdexhiku kështu e komenton rrahjen në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdexhiku, e ka komentuar rrahjen në mes të Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Haki Abazit të VV-së, raporton Gazeta Evropa.

“Derisa të tjerët fyhen, shahen, rrahen e gulçojnë, Vjosa, me urtësi, me mendje e me ide plot, shpalosi fotografinë e Republikës që ëndërrojmë.
Këta jemi ne.
Kështu janë ata”, ka shkruar Abdexhiku në llogarinë e tij në “Facebook”.

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.