Maliqi tregon sa mund të zgjas qeveria Hoti

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka bërë me dije se jetëgjatësia e qeverisë Hoti do të varet nga performanca e saj.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se nëse kjo qeveri është e suksesshme mund ta çojë mandatin deri në fund.

Ai ka vlerësuar se kryeministri Hoti e ka marrë përsipër që ta nxjerrë vendin nga ngërçi dhe bllokada që e konfrontonin shoqërinë.

Sipas Maliqit, një nga detyrat kryesore të kësaj qeverie është nënshkrimi i marrëveshjes historike me Serbinë.

Ai në këtë intervistë i ka përmendur edhe sfidat e brendshme me të cilat do të përballet qeveria Hoti.

Comments are closed.