Maqedoni e Veriut, shfaqet rasti i parë me mutacionin e ri të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se atje është shfaqur një rast me mutacionin e ri të COVID-19.

Bëhet fjalë për një 46 vjeçar që tashmë në bazën e të dhënave të ISHP-së nga 22 Janari evidentohet si I shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 Dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të temperaturës së lartë dhe frymëmarrjes së vështirësuar kanë bërë testim të shpejtë. Testi ka rezultuar pozitiv. Pas disa ditëve, respektivisht më 4 Janar 2021 paraqitet për kontroll në Spitalin Privat “Zhan Mitrev” ku I është bërë testi PCR që ka rezultuar pozitiv, kurse pacienti menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 Janar sërish testohet dhe sërish rezulton pozitiv.

Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka paraqitur kontakte e as që ka udhëtuar jashtë vendit.

Në laboratorin e Spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të veçantë PCR është konstatuar se pacienti është I dyshuar për ndonjë mutacion të virusit, kurse më pas është bërë sekuencimi i izolatit.

Sipas informacionit që është përcjellë në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që definojnë llojin britanik të virusit janë konstatuar në izolatin e këtij pacienti. Tek mostrat tjera që janë analizuar në laboratorin privat nuk është detektuar lloji britanik i virusit SarsKov2./alsatm/

Comments are closed.