Matoshi: Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë

Ish- këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka reaguar ndaj një shkrimi autorial të botuar nga publicisti Andi Bushati, i cili u bën thirrje aktivistëve të Vetëvendosjes që të revoltohen.

Matoshi e ka quajtur hajvan, derisa sipas tij, ai po kërkon gjakderdhje në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Në shkrimin e tij, Bushati ndër të tjera del kundër rrëzimit të Qeveriaë Kurti.

“Që kur koalicioni i maska(renj)ve vendosi të rrëzojë me anë një mocioni absurd, qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, të gjithë juve që nuk nuk u pajtuat më këtë akt të neveritshëm, jeni vënë në bankën e të akuzuarit, nga një luzmë intelektualësh kafenesh. Ata po ju kritikojnë për gjithçka”, ka shkruar Bushati.

Postimi i plotë i Matoshit:

Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë.

Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati.

“… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.”

Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes.

Kjo mendje e instrumentalizuar kriminale për me e zbatu konceptin leninist për ‘domisdoshmërinë e dhunës’, tashmë i ka zgjedhur edhe viktimat e aksionit të revoltës, maska(renjtë) që nominalisht, sipas përfaqësimit demokratik në Kuvend, janë rreth 85% e popullit të Kosovēs!?

Për studjuedin Christopher L. Atkinson, krijimit të një plani për aksionin e grupit (pakicës profetike) i paraprinë identifikimi i një armiku, si themel i goditjës.

Bushati e ka identifiku armikun: Maska(renjtë)!?

Mbi këtë postulat u ideu dhe zbatu gjenocidi Kamboxhian, nga Kmerët e Kuq, përmes një aksioni të projektuar nga lideri Pol Pot për purifikimin e kombit jsmboxhian në rrugën e tij komuniste.

Lëvizja rezultoi në vdekjen e afërsisht 1.5 deri në 2 milion njerëz nga 1975 deri në 1979, gati një e katërta e popullsisë së Kamboxhias.

P.S.

Tash populli i Kosovës ka dy zgjedhje:

1. Unitet demokratik dhe rreshtim me Amerikën apo

2. të marrë anën e terrorizmit leninist dhe të rreshtohet me Rusinë!

Comments are closed.