Mbi 100 persona dhe 5 biznese janë në procedurë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për shtimin e masave të reja anti-COVID, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.

Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen. E në rast të mos vendosjes së maskës, qytetarët mund të gjobiten nga 500 deri në 8 mijë euro.

I kontaktuar nga “Indeksonline”, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se gjobat shqiptohen përmes Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe variojnë nga 500 deri në 8 mijë euro, varësisht shkeljes e cila bëhet dhe varësisht klasifikimit si person fizik, apo juridik.

Numër i madh i inspektorëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit, duke ndaluar qytetarët të cilët nuk posedonin maska, apo nuk respektonin distancën.

E vetëm dje lidhur me këtë janë marrë shënime për procedurë të mëtutjeshme për 155 qytetarë dhe pesë biznese.

“Dje janë marr shënimet për procedurë të mëtutjeshme për 115 qytetarë dhe 5 biznese, përgjatë inspektimeve në terren bashkë me Policinë e Kosovës”, tha Tahiri.

Comments are closed.