Mbi i 4 miliardë kanë qytetarët e Kosovës nëpër bankat e vendit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se mbi 4 miliardë euro kanë qytetarët e Kosovës nëpër bankat e vendit të kursyera.

Mehmeti tha se kjo po ndodhë për shkak se ata kanë bërë shumë punë që të ketë rritje të vetëdijesimit për kursime dhe se bizneset e personat fizik kanë besueshmëri në sektorin privat.

Ai tha se janë mbi 4 miliardë euro kursime, ku 68% prej tyre i përkasin ekonomive familjare të cilët janë persona fizik që kanë depozituar parat e tyre nëpër banka.

“Mbi 4 miliardë janë depozita, ku rreth 68% prej tyre i përkasin ekonomive familjare ku janë persona fizik të cilët kanë kursyer, kurse pjesa tjetër ju përket bizneseve në përgjithësi”, tha Mehmeti.

Po ashtu, Mehmeti tha se kreditë në përgjithësi në Kosovë kanë shkuar mbi 3.3 miliardë euro, kurse vetëm për tre muajt e fundit janë lëshuar diku rreth 426 milionë euro, ku sipas kësaj ka pasur një rritje vjetore prej 30.3%.

“Kreditë kanë arritur diku mbi 3.3 miliardë euro që janë lëshuar deri më tani, por vetëm për tre muaj janë lëshuar dikur 426 milionë euro kredi që paraqet një rritje vjetore prej 30.3%”, tha Mehmeti.

Po ashtu ai tha se Banka Qendrore e Kosovës qëllim e ka ruajtjen së stabilitetit financiar në Kosovës.

Comments are closed.