Me tërheqjen e “Contour Global” Kosova humb 1.3 miliardë investime, Nagavci e quan lajm të mirë!

Kompania “Contour Global” ka planifikuar të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatëz

1.3 miliardë euro ishte vlera e investimit të jashtëm për termocentralin “ Kosova e re”.

E në saje të këtij investimi, ishte paraparë të punësohen mbi 10 mijë persona gjatë ndërtimit. Ndërsa, 500 të përhershëm, raporton Gazeta Evropa.

Por, deputetja e VV-së, Arbërije Nagavci, mundësinë e tërheqjes së Contour Global e ka vlerësuar lajm të mirë.

“Edhe një betejë e fituar. Dorëzohet ContourGlobal.
Në legjislaturën e kaluar e kemi kundërshtuar këtë kontratë të dëmshme dhe tani që jemi në qeverisje ky projekt nuk do të realizohet.
Një lajm i mirë për vendin në këto ditë vetizolimi.
#Angazhohu për gjërat e drejta”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në “Facebook”.

Comments are closed.