Me veshje tradicionale Haziri mban mbledhjen me drejtorët

Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë.

Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qëndrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është “12 vjet, më i bukuri shtet”.