Mediat Ndërkombëtare: Qeveria e re premton marrëveshje me Serbinë

Parlamenti i Kosovës ka zgjedhur me 61 vota pro pasditën e ditës së mërkurë qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Mediat Ndërkombëtare shkruajnë se ekzekutivi i ri i Kosovës ka premtuar se do të normalizojë raportet me Serbinë, kështu duke hapur rrugën për të marrë një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri i ri Avdullah Hoti, tha në fjalimin e tij se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohet me marrëveshje reciproke.

“Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohet me njohje reciproke mes dy shteteve”.

“Ne nuk do të lejojmë të ndonjë ndryshim të kufinjve apo shkëmbim të territoreve”.

Ai theksoi se do të hiqen plotësisht të gjitha barrierat tregtare për të vazhduar dialogun e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Mediat Ndërkombëtare si Reuters, Balkan Insight, Radio Free Europe dhe Rs1.info, shkruajtën po ashtu edhe për reagimin e qytetarëve që bënë gjatë votimit që qeverisë.

“Hajnat në burg” dhe “Duam Zgjedhje”, ishin disa nga reagimet e tyre.

Deri me datën 25 mars Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Prishja e koalicionit erdhi pas shkarkimit të Agim Veliut, nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Rrëzimi i Qeverisë Kurti erdhi pas votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK.

Comments are closed.