Memli Krasniqi i thotë Vetëvendosjes: Sa ishit në pushtet harruat se ekziston mbiemri Devolli në Kosovë

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që sot në Kuvend të diskutohet për Telekomin e Kosovës, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile.

Memli Krasniqi deputet nga PDK thumboi paksa VV-në duke thënë se kjo parti sa ishte në pushtet kishte harruar se ekziston mbiemrin Debolli në vend.

“VV ka harruar që ekziston mbiemri Devolli në Kosovë, sa ka qenë Kurti kryeministër, VV s’ka pasur interesim”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se Gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë së Z-Mobile, vendim i cili rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit.

Comments are closed.