Mësoni sa nxehtë do të jetë nesër dhe pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë dy ditëve të ardhshme, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.

Sipas këtij instituti, gjendje stabile e motit vjen si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.