Milan buzëqesh në fund, Inter fiton dhe e merr kreun

Skuadra e Milanit ka fituar në fund të takimit ndaj Parmas.

Milan ka fituar në udhëtim ndaj Parmas me fitore minimale prej 0:1, që erdhi në fundin e takimit.

Golin e vetëm dhe të fitores për Milanin e ka shënuar mbrojtësi, Theo Hernandez në minutën e 88’të.

Kjo është fitorja e parë e Milanit në transfertë nga epoka e Piolit.

Në anën tjetër, Inter ka fituar me vështirë në shtëpi ndaj SPAL.

Inter ka mposhtur Spal me rezultatin e ngushtë 2:1. Të dy golat për Interin i shënoi Lautaro Martinezi, kurse golin e vetëm për Spal e ka shënuar, Valoti.

Inter tani ka marrë kreun e tabelës, ku numëron 37 pikë, një më shumë se Juventusi – që gaboi sot ndaj Sassuolos në shtëpi.