Milani e do Milot Rashicën në janar, i ofron 20 milionë euro për të

Milani ka shprehur interesim për yllin kosovar Milot Rashica dhe është i gatshëm ia ofrojë Werder Bremenit 20 milionë euro për shërbimet e tij, sipas mediave italiane.

Golat e shumta të Rashicës në fanellën e klubit gjerman dhe për ekipin kombëtar të Kosovës janë bërë temë në Itali dhe kanë tërhequr vëmendjen e gjigantit Milan.

Klubi kuqezi është duke përjetuar njërin prej fillim sezoneve më të dobëta në histori të klubit, pasi pas 11 javëve renditet në pjesën e poshtme të tabelës në Serie A, prandaj synon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Dhe anësori kosovar shihet si përshtatjet e mirë në formacionin e Stefano Piolit për shkak të cilësive të larta që posedon.

23-vjeçari është i pandalshëm në Bundesligë këtë sezon, edhe pse një lëndim muskulor ia ka pamundësuar të luajë më shumë së gjashtë ndeshje. Megjithatë, në këto ndeshje ai i ka realizuar katër gola dhe dy asiste, ndërsa dy gola në dy ndeshje në Kupën e Gjermanisë.

Por gjasat që Milani ta transferojë Rashicën në janar janë të pakta, duke qenë se vetë lojtari dhe menaxheri i tij, Altin Lala, e kanë thënë vazhdimisht se nuk dëshirojnë të largohen nga Bremeni, sepse besojnë se klubi gjerman është i duhuri për vazhdimin e zhvillimit të Rashicës si lojtar.

Rashica ka kontratë me Bremenin deri në verën e vitit 2022. /Gazeta Express/  

Loading...