Mimoza Kusari-Lila, dyshon se vendi mund të shkojë në zgjedhje

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ende ka dyshime se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje.

Në emisionion Interaktiv të KTV-së, Kusari-Lila, ka thënë se beson që mund të ekzistojë një skenar që të krijohet një “zgjidhje pa zgjedhje”. Ajo ka thënë se situata aktuale do të dëshmojë se sa funksionon demokracia në Kosovë.

“Edhe pse si opozitë i kemi pa zgjedhjet domosdoshmëri, unë si deputete, edhe pse pa ndodh takimi i 22 gushtit i caktuar për shpërndarje të Kuvendit, e kam problem të besoj se s’do të ketë përpjekje për të bërë zgjidhje pa zgjedhje. Ka një qetësi totale dhe një datë të largët, më shumë se një muaj nga dorëheqja e Haradinajt nga pozita e kryeministrit”, ka thënë ajo. “Mendoj se këtu do të shihet sa jemi sovran e sa funksionon demokracia në Kosovë. Nëse arrihet një zgjidhje pa zgjedhje, atëherë e shohim se kjo është vetëm për arsye se është rekomanduar në forma të ndryshme që të bëhet kjo se është interes i vendit. S’jam e bindur deri në fund se ky skenar është jashtë agjendës”.Sipas saj, vetë dorëheqja e Haradinajt ishte e befasishme.Ajo ka shtuar se “përvoja e deritashme në Kosovë tregon se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për situata të tilla mund të prodhojë me diçka tjetër jashtë zgjedhjeve”.

Kusari-Lila po ashtu ka thënë se edhe vendimi i menjëhershëm i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që të kundërshtojë dhënien e mandatit nga presidenti Hashim Thaçi për të propozuar një emër të ri për kryeministër, ia ka shtuar bindjen se është një skenar i fshehtë, “sepse i shtohet Veselit pushteti se nuk i frikësohet zgjedhjeve e më pas vjen dita për të gjetur zgjidhje pa zgjedhje”

Comments are closed.