Ministri Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Evropa.

Cakaj ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

“Shqipëria, sot, është jo vetëm përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij! Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.
Po ashtu, dje nënvizuam fuqishëm faktin se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës 🇽🇰🇦🇱!”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e tij në “Facebook”.