Ministri Gashi licencoi Federatën e Motoçiklizmit dhe Federatën e Triathlonit

Në një takim të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot u licencuan Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Federata e Triathlonit të Kosovës, njofton Gazeta Evropa.

Ministri Gashi priti në këtë takim kryetarët e këtyre federatave Nuhi Llugaxhiu dhe Vedat Tërmkolli me të cilët nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të tyre nga ana e MKRS-së me nga 20 mijë euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndihmuar më herët edhe disa nga federatat tjera të sportit.

Loading...