Ministri Ismali jap edhe një lajm të mirë, nis transformimi edhe i Klinikës së Syve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Isamili, ka bërë me dije se sot ka nisur transformimi edhe i Klinikës së Syve Brenda QKUK-së, njofton Gazeta Evropa.

Ismaili ka thënë se në mungesë të aparaturës, për dekada me radhë pacientet me probleme me sy, nuk kanë mundur të trajtohen në këtë klinikë.

“350 mijë euro aparaturë moderne dhe qindra mijëra euro të tjera për material shpenzues dhe renovime për ta shndërruar edhe këtë klinikë në një institucion modern”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Ismailit:

Sot nisëm transformimin edhe të Klinikës së Syve, e cila në mungesë të aparaturës, për dekada nuk ka mundur t’i trajtojë problemet që mijëra pacientë kanë me sy, duke dëmtuar kështu xhepat e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit me miliona euro. 350 mijë euro aparaturë moderne dhe qindra mijëra euro të tjera për material shpenzues dhe renovime për ta shndërruar edhe këtë klinikë në një institucion modern. Efektet do të jenë pozitive dhe të menjëhershme. Duke e rritur cilësinë, sigurinë dhe dinamikën e shërbimeve, shqetësimet e qytetarëve edhe për sëmundjet e syve do të marrin fund. #BashkëeNdreqim

Loading...