Ministri Lluka priti ambasadorin e çek, Pavel Bilek, priten investime të reja  

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces, njofton Gazeta Evropa.
 
Me këtë rast mnistri Lluka, është informuar nga kreu i Ambasadës çeke, Bilek, që investimet dhe importi nga republika çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke ju falenderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia.
 
Kurse, ndër të tjera, Bilek theksoi se së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë.
 
Ministri Lluka gjithashtu ka informuar ambasadorin çek për sektorët  që mbulon MZHE, respektivisht projektet në fushën energjetike, përfshirë legjislacionin i cili është i favorshëm për investitorët e huaj.
 
Ndryshe, Republika Çeke ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik viteve të fundit duke e ulur papunësinë në 2.9%, papunësia më e vogël e regjistruar ndonjëherë.