Ministri Mustafa ka një lajm të mirë për bujqit

Ministria e Bujqësisë ka dyfishuar buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020 për bujqit, raporton Gazeta Evropa.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Faceboo.

Postimi i plotë:

Të nderuar bujq,
Sapo dyfishuam buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020, me vendim të Qeverisë!

Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendorë, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore si dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojmë në familjet tona.

Po ashtu, do të subvencionojmë normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë.

Gjithsej, 26 milion euro përkrahje shtesë në 2020 për bujqit tanë, përtej 53 milion eurove të buxhetit të rregullt!

Të nderuar bujq, Sapo dyfishuam buxhetin për pagesat direkte për vitin 2020, me vendim të Qeverisë! Këto mjete do të…

Posted by Besian Xh Mustafa on Thursday, August 13, 2020

Comments are closed.