Ministri që dje e shoqroi kryeministrin Hoti, sot del negativ

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka dal negative në testin që e ka bërë sot e që rezultatet i kanë dal para pak minutash.

Abarashi ka pasur kontakt me kryeministrin Avdullah Hoti gjatë ditës së djeshme gjatë një vizite në Dragash.

Lajmin e ka konfirmuar vet Abrashi për Gazeta Blic.

“Po kam dal negativ”, ka thënë Abarashi.

Ndryshe, ishte vetë kryeministri Hoti i cili kishte njoftuar se ka dalë pozitiv.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, kishte shkruar Hoti.

Comments are closed.