Ministri Vitia: I kemi edhe 4 raste të reja me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Vitia i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, raporton Gazeta Evropa.

“Të nderuar qytetarë, para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Vitia, në llogarinë e tij në “Facebook”.

Deri tash në Kosovë janë prekur 9 persona me koronavirus. /Evropa/

Comments are closed.