Ministria e Shëndetësisë: S’ka raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë, se deri më tani, në Kosovë, nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara. Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet”, është thënë në njoftimin e MSH-së.

Gjatë ditës pritet të dalin rezultatet edhe për disa perona të dyshuar me koronavirus.

Comments are closed.