Ministria që e drejton Haxhiu do të blejë aparat fotografik në vlerë prej 6,000 eurove

Ministria e Drejtësisë do të blejë aparat profesional fotografik në vlerë prej  6,000 eurove.

Qeveria Kurti me buxhetin e vitit 2020 do të financojë me 6,000 euro blerjen e këtij aparati.

Sipas buxhetit, i cili u votua në orët e hershme të mëngjesit të datës 10 mars, ky aparat do të blihet me mjete të ndara nga buxheti i vitit 2020.

Sipas buxhetit, ky aparat do të jetë për Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

Në total, buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro. /Kallxo.com/

Comments are closed.