Ministrja Dumoshi priti në takim tenorin me renome ndërkombëtare, Ramë Lahaj

Lahaj e vizitoi ministren Dumoshi për t’i uruar marrjen e detyrës dhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Ministrja e falënderoi tenorin Lahaj për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës në përgjithësi, e sidomos për promovimin e kulturës shqiptare nëpër Botë si dhe forcimin e imazhit të Kosovës nëpër ngjarje kulturore kudo që merr pjesë”, thuhet nw njw komunikatw pwr media nga kjo ministri.

Në këtë takiim, ministrja Dumoshi, e ka informuar tenorin Lahjaj për planet dhe programin që pritet të realizohet në fushën e kulturës, duke përmendur edhe projektet infrastrukturore fizike të kulturës, ku veçoi objektin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” i cili është në fazën e vlerësimit të hartimit të tij dhe komisioni vlerësues do të themelohet shumë shpejt.

Ndërkaq, nga ana e tij, Lahaj, tha se është e nevojshme krijimi i hapësirave për artistët që të kenë ku të performojnë dhe mbështetja e kulturës do të jetë inkurajim që artistët e rinj të krijojnë edhe më shumë. /Gazeta Evropa/

Comments are closed.