Miratohet rishikimi i buxhetit 2020

Pas kërkesës së deputetit Bajçinovci,
zjarrëfikësit sigurojnë ndihmë prej 1 milion euro.

Me 72 vota pro , asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të dytë rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

Seanca e sotme e jashtëzakonshme e Kuvendit filloi në 11:00 të paraditës dhe në rend ishin 108 amandamente të propozuara
për tu miratuar.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në
seancën e Kuvendit për rishqyrtimin e buxhetit tha se buxheti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se tash.

“Gjendja buxhetore në vendin tonë është shumë e rëndë, asnjëherë nuk kanë qenë më keq të hyrat buxhetore me një rënie drastike”, tha Bajrami.

Tutje, Bajrami tha se në rishqyrtimin e buxhetit kanë sjellë një buxhet prej 2.6 miliardë eurosh, ndërsa të hyrat buxhetore planifikohen të jenë 1 miliarë e 788 milionë euro dhe një diskrepancë prej 800 milionë eurosh që janë marrë borxh nga emetimi i parave, huazimet e jashtme dhe të brendshme dhe të shfrytëzohet një pjesë e fondeve nga Agjensia e Privatizimit.

Comments are closed.