Miratohet rishikimi i buxhetit, ministrja Bajrami tregon kur kryehen pagesat për punëtorët e sektorit privat dhe të papunët

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, pas miratimit të buxhetit të rishikuar të Kosovës, ka bërë të ditur se menjëherë pas dekretit të presidentit Thaçi do të ekzekutohen pagesat për masat e pakos së ndihmës në kohën e pandemisë, raporton Gazeta Evropa.

“Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kam kënaqësi që të ju njoftoj që sapo miratuam buxhetin e rishikuar për vitin 2020.
Falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR, duke mundësuar kështu fillimin e implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.

Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë.

Comments are closed.