Molliqaj flet pas “rrahjes” me Haki Abazin

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK- PSD, Dardan Molliqaj, ka mohuar se ka pasur përleshje fizike mes tij dhe kandidatit për deputet nga VV-ja, Haki Abazi, raporton Gazeta Evropa.

Sipas Molliqajt, jashtë studios së T7 ka pasur vetëm debat me pak tensione.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.