Anëtarja e Kryesisë në LVV, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmin se KQZ nuk kcertifikuar Albin Kurtin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pos, Kurtit nuk është certifikuar as Albulena Haxhiu dhe disa kandidatë të tjerë, raporton Gazeta Evropa.
Haxhiu ka thënë se kështu ndodh në shtetin e kapur, teksa shkruan se “këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.
Postimi i saj i plotë:
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”.