Muhaxheri tregon si ra Kurti, befason me qendrimin për emrat e kandidatëve për ministra nga AAK

Kryetari i Komunës së Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së Gazmend Muhaxheri, ka komentuar zhvillimet që sollën rënien e Qeverisë Kurti dhe bashkëpunimin me subjektët tjera për ndrtimin e një qeverie të re.

Duke folur në ‘RADIO 1’, Muhaxheri ka thënë se LDK urtësisht e kishte paralajmëruar Kurtin se nuk mund të rrrezikonte raportet me miqtë ndërkombëtarë e veçanërisht me SHBA-të.

“Kalkulimet politike të kryeminisrit e sollën vendin deri këtu. Letra përfundimate kur z. Mustafa ja ka drejtuar kryeministrit Kurtit, si partner, ka qenë shumë shoqërore e njerëzore, shumë korrekte, unë isha aty në ndëtrtimin e letrës. Ishim shumë korrekt, pra ne e bëmë me dije se nuk mund të prishemi me ndërkombëtarët, sidomos me miqtë amerikan dhe nëse nuk do reflektoni siç jemi marrë vesh, atëherë ne do të ndajmë rrugët pas pandemisë. Pas kësaj, çfarë ndodhi, e dini… ka ardhur vendimi i njëanshëm i Kurtit, me rastin e ministrit Veliu dhe disa vendime tjera në kontinuitet që ishin të njëanshme nga ai. Kjo sepse Kurti ndoshta kishte ndarë rrugët më herët njëanshëm. Normal, kjo nga ana e Kurtit u pa edhe atë ditë kur ka rënë qeveria, në fjalimin e tij në Kuvend. Aty z.Kurti e tha të tërën që vendimi i tij ishte i menduar, pra kjo u pa nga krejt kush ka pasur vesh të dëgjojë dhe mendje të logjikojë.”-tha Muhaxheri në ‘RADIO 1’.

Tutje Muhaxheri shtoi se, sipas tij, kalkulimi i kryeministrit Kurti dhe i VV-së ishte, një rrëzim për një ngritje të madhe.

Te Kurti ndodhi, një parafrazim, në formën … një rrëzim për një ngritje të madhe. Kjo po shihet edhe tash, nëse e vëreni edhe militantët e tyre edhe aktivistët e tyre po e mendojnë që mund të arrijnë në 51% të votave dhe të qeverisin të vetëm. Pra është kalkulim i pastër i tyre. Kjo gjithësesi është e drejtë e tyre të mendojnë ashtu e neve na mbetet të bëjmë politikat tona si LDK dhe e shohim.”-thotë Muhaxheri.

Kreu i komunës së Pejës Muhaxheri, më tej ka folur edhe për profilin e qeverisë së mundshme në krye me Abdullah Hotin. Muhaxheri thotë se gatishmëria e Hotit është për lakmi ndërasqë shtoi se emrat e të mandatuarve nga AAK, janë njerëz që mund të japin kontribut.

“Gatishmëria e z. Hoti për të marrë përgjegjësi është për lakmi. Hoti është njeri që mund të merret me këtë punë sa i përket dijes, bagazhit dhe shumë çështjeve tjera. Edhe për bashkëpunimin me AAK-në, ashtu është kërkuar, që të kemi nominime njerëzish pa prapavijë të përfolur politike, edhe pse ndonjëherë gjërat mund të krijohen prej përceptimit pa dashje për ndonjë njeri. Megjithatë i është ikur edhe kësaj mundësie të përcepcionit dhe sot emrat që i shohim nga AAK, duken njerëz që mund të japin kontrbut shumë të mirë dhe të jenë një qeveri e mirë”, ka thënë Muhaxheri.

Në këtë emision në “RADIO 1’, Muhaxheri ka folur edhe për situatën pandemike në komunën e Pejës, me çrast ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, personlein mjekësorë, policinë, zjarrëfikësit dhe të gjitha stabet emergjente e në veçanti Ndërmarrjen ‘Ambienti’, të cilët përkundër punës së madhe, nuk janë mbështetur nga niveli qëndror.

Comments are closed.