Murati: Nuk po i kundërshtojmë pagesat e qytetarëve, por keqpërdorimin e buxhetit nga Qeveria

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka thënë se vonesat për pagesat e punëtorëve prej 170 euro po bëhen për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Vonesat në pagesën e këtyre ndihmave është bërë për shkak se është rrëzu qeveria. Prej juve e juve, prandaj të gjithë jeni hipokritë. Po të mos ishte rrëzu qeveria të gjitha pagesat do të ishin kry. Ne si VV nuk do të vononim pagesat.

Murati gjatë seancës e cila po mbahet për rishikimin e buxhetit 2020, tha se si VV nuk po kundërshtojnë pagesat për qytetarët por keqpërdorimin e buxhëetit, sipas tij nga ana e qeverisë Hoti.

“Ne nuk po i kundërshtojmë pagesat për qytetarët. Ne po e kundërshtojmë keqpërdorimin e buxhetit nga kjo qeveri.
Paratë që do t‘i marrin qyetatrët do jenë rreth 30 milionë euro ndërsa këta po kërkojnë që ne si Kuvend me i autorizu me i shpenzu 300 milionë euro pa tregu se ku do t’i dërgojnë pjesën tjetër. Le ta harrojnë se kanë me i pa ato 300 milionë euro sa i kanë pa 20 vjet e fundit sa kanë qeverisë këta. Për 20 vjet këta kanë mendu vec qysh me u dhënë tendera të afërmve të tyre dhe qysh me u ndihmu oligarkëve me të cilët e kanë nda tallin”.

“Nuk mund të lejojmë keqpërdorim të qindra miliona eurove në emër të disa milionave ndihmë për qytetarët e këtij vendi. Cdo vonesë në miratimin e buxhetit nënkupton se Qeveria nuk kish mujtë me shpenzu asnjë cent për paga”.

“Për dallim prej shteteve tjera, 10 ditë pas miratimi të buxhetit në këtë kuvend mbledhja e parë ishte për rrëzimin e Qeverisë, krenoheshin me 2/3. E tash ku i keni ato 2/3. I patët 2/3 me shkarku qeverinë, me shkaktu kaos, me rritë numrin e të ifnektuarve e tash nuk po i keni, tash po ju vyejnë votat e VV-së. ju flisni për vlerat e qytetarëve, kjo është hipokrizi”.

Comments are closed.